Struganët përgatiten për Bajram, ankohen për çmimet e larta

Strugë, 9 prill – Qytetarët e Strugës sot bënë përgatitjet e fundit për të pritur festën e Fitër Bajramit, ndërsa edhe mërgimtarë të shumtë kanë ardhur në vendlindje. Edhe pse qyteti është i mbushur plot, tregtarët thonë se nuk ka shumë blerje.

“Po, i kemi bërë përgatitjet, si çdo vit edhe këtë vit e presim. Po kanë ardhur shumë mërgimtarë, kanë ardhur ta festojnë Bajramin në vendlindje. Çmimet janë të larta, mundohemi t’i reduktojmë blerjet.”, – tha një qytetar.

“Presim, përgatitemi se çfarë do të bëjmë. Çmimet janë 100 den një kg banane, shumë shtrenjtë është, por duhet të blejmë. Kanë ardhur plot, shoh se rruga 5 kilometra, trafik ka.”, – tha një qytetar tjetër.

“Çmimet janë të shtrenjta, shumë të shtrenjta.”, – u shpreh një qytetar.

“Po, kemi bërë përgatitje, nuset kanë bërë bakllava. Çmimet, goxha lart janë, goxha të ngritura.”, – u shpreh një qytetar tjetër.

“Pazari shkon dobët, s’ka njerëz, ka varfëri, gjendja ekonomike ka ndikuar.”, – tha një tregtar.

“Fitër Bajrami shumë shumë dobët, nuk i kemi rininë, në kurbet ikën shumë dhe Struga u boshatis. Ka rënë puna 80%.”, – u shpreh një tregtar.

Edhe shoqatat bamirëse bënë përgatitjet për t’u dalë në ndihmë nevojtarëve. Nga bamirësit struganë thonë se muaji i ramazanit e shton zemërgjerësinë e struganëve.

“Aktiv kemi qenë pothuajse gjithë muajin, kemi ndihmuar rreth 200 familje me pako ushqimore edhe me mish. Kemi qenë aktiv nëpër farmaci, pagesat e ilaçeve për personat që nuk kanë mundësi, kemi paguar rrymën elektrike. Ky mund të jetë muaji më i suksesshëm, kemi pasur shumë ndihma.”, – theksoi Shkëlzen Ajrullai nga bamirësit struganë.

Çmimet e larta të ushqimeve kanë detyruar qytetarët të reduktojnë çmimet, ndërsa janë rritur edhe rastet e familjeve me gjendje të rënduar ekonomike.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles