Probleme të sistemit në FSSh, Mjekët amë apelojnë për zgjidhje të problemeve

Shkup, 9 prill – Mjekët e familjes kanë pasur probleme këto ditë – nuk kanë mundur të regjistrojnë pacientë të rinj, të bëjnë termine apo të japin receta, për shkak të problemeve me sistemin e Fondit Shëndetësor. FSSh-ja ka sqaruar se është duke punuar për zgjatjen e vlefshmërisë së certifikatave të sigurisë dhe se kanë dërguar njoftim se si do të veprohet deri në përfundimin e procesit. Doktor Gjorgjievski arriti të regjistrojë disa pacientë.

“Me siguri do të më pyesni se si ia dolëm me ata pacientë. Fatkeqësisht pacienti është kontrolluar, karton mundeshim edhe tani t’i hapnim kur e kemi paraqitur pacientin. Ajo që duhej të përshkruhet privat dhe nuk mundet, me barnatoret përreth biem dakord që t’u japin ilaçin dhe t’u japim recetën, nëse bëhet fjalë për terapi me antibiotik.”, – theksoi mjeku, Dragan Gjorgjievski.

Mjekët thonë se problemet vazhdojnë të grumbullohen. Pika e kapitacionit është një problem, sidomos për ata mjekë të zonave rurale, ku banorët janë larguar dhe ka sfida edhe me funksionalitetin e “Terminit tim”.

“Apel deri tek autoritetet shëndetësore dhe Qeverisë së ardhshme – sistemi nuk funksionon, nuk mund të caktojmë termin për eko dhe mamografi. Para tre ditëve u përballa me një problem, nuk mundesha të caktoj termin në asnjë institucion shtetërorë. Janë të bllokuara rastet urgjente, udhëzimet prioritare. Pacientja u detyrua të bëjë analiza privat.”, – u shpreh mjeku, Dragan Gjorgjievski.

Mjekët kërkojnë që politikbërësit, të tanishëm dhe të ardhshëm, të ulen me ta në tryezë për të diskutuar për zgjidhjen e problemeve të sistemit shëndetësor.

Hot this week

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

3 shenjat se menaxherët, jo punonjësit, janë problemi

Kur punonjësit nuk performojnë mirë, është e lehtë t’ua...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img