Popovski: Frika ime më e madhe është që do të ndodhte një zjarr, ja ku ndodhi

Shkup, 9 prill – Ish-drejtori i Sallës Universale, Dusko Popovski sot në një deklaratë për media ka theksuar se është mirë që objekti ka marrë flakë bosh dhe se nuk është shembur.

Ai shton se një objekt i tillë nuk është lejuar të funksionojë.

Sipas tij, në periudhën nga viti 2005 deri në vitin 2009, sa ishte ai në detyrë, ka pasur një projekt për rikonstruksionin dhe ndërtimin e këtij objekti, por nuk është realizuar.

“U shqetësova dukshëm nga lajmi se salla Universale ishte në flakë dhe menjëherë erdha këtu në vend. Ky objekt ka qenë në kufirin e vlerës së shfrytëzueshme në periudhën kur unë kam qenë drejtor, pra nga viti 2005 deri në vitin 2009. Ky lloj objekti nuk lejohej të funksiononte. Një ndërtesë e ngjashme në Bullgari u dogj në 7 minuta. Frika ime më e madhe ishte se do të ndodhte një zjarr dhe ja ku ndodhi. Kjo ndërtesë ishte sinonim i të gjithë njerëzve në Maqedoni dhe është për të ardhur keq që objekti u keqtrajtua kaq shumë. Në vitin 2005, kur mora detyrën, kishte një projekt për rindërtim dhe një projekt për zgjerim, por nuk u realizua. Është fat që ka marrë zjarr bosh dhe nuk është rrëzuar dhe është mirë që nuk ka pasur viktima”, tha Popovski.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles