“Po lë garën për shkak të vajzës”- Dalja e dyshimtë e Robert Berishës, Xhensila publikon datën e koncertit

Këngëtari Robert Berisha vendosi mbrëmë (e hënë) të ndërpriste garën në “Ferma VIP”, duke lënë shtëpinë.

Roberti u shpreh se arsyeja e largimit ishte vajza e tij, Renne, pasi e kishte marrë malli për të bijën dhe qëndrimi në garë ishte i vështirë për të.

Për shikuesit dhe fansat e këngëtarit ky vendim që Roberti mori ishte paksa i dyshimtë, pasi këngëtarja Xhensila Myrtezaj bëri një postim në rrjete sociale.

Në Instagram, ajo ka publikuar një baner, ku tregonte datën e koncertit të saj të radhës. Ajo që ra në sy ishte fakti që me 13 prill, ajo do të ishte në koncert së bashku me Robert Berishën.

Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram

Roberti: Nuk ka ndodhur asnjëherë që unë t’i anuloj angazhimet e mia. Arsyeja e vetme që po e lë shtëpinë është Renne. Unë i kam pasur shumë ditët e vështira këtu në fermë. E kam të pamundur, kam menduar që jam më i fortë. Kam pesë vite që nuk jetoj me të, nuk e shoh kur bie të fle dhe nuk e shoh kur zgjohet, e shoh gjatë ditës, një orë ose dy orë, është e vështirë për mua. Për një koncert nuk po dal, por vetëm për vajzën.

“Këta kur të vinë në Kosovë e kanë një derë të hapur e kanë një vëlla. Kështu që nuk dua t’i mërzis këta më shumë as veten, ditët e fundit kam qenë shumë i mërzitur, prandaj nuk ia dal dot”, tha Roberti.

Më tutje ai tha: “Kur unë e jap fjalën diku unë e mbaj. Nuk kisha pasur qejf të ndodhte nëse bëhet fjalë për ndonjë event familjar, por ai koncert mbahet edhe pa mua”. 

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img