Për shkak të pranisë së pesticideve të ndaluara, Kroacia ia kthen perimet Maqedonisë

Pero Nikolov, anëtar i kabinetit të zëvendësministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Cvetan Tripunovski, zbuloi se në më pak se dy muaj, në disa dërgesa të eksportit të perimeve, kontrolli kufitar kroat për ushqim, bazuar në analizat laboratorike, përcaktoi praninë e pesticidit të ndaluar klorpyrifos.

Ai shton se ky pesticid është i ndaluar në BE që nga viti 2020 dhe pyet se si ka përfunduar ky pesticid në tregun e Maqedonisë së Verit.

“Ky nuk është rasti i parë i eksportit të perimeve nga Maqedonia që kontrolli kufitar kroat ka gjetur pesticidin e ndaluar klorpyrifos, kemi pasur një rast të ngjashëm vitin e kaluar kur klorpyrifos është gjetur në disa dërgesa”, thotë Nikolov.

Ndryshe, ky nuk është rasti i parë i tillë i produkteve të kthyera nga kufiri kroat. Në shkurt u ndalua një ngarkesë me perime të freskëta, karota, ku u konfirmua prania e pesticidit të ndaluar.

Për momentin nuk dihet rezultati i kësaj dërgese me perime, gjegjësisht nëse është asgjësuar në Republikën e Kroacisë apo është kthyer në Maqedoninë e Veriut.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles