Pendarovski: Garnitura aktuale qeverisëse nuk arriti të sigurojë drejtësi dhe sundim të ligjit

Shkup, 9 prill – Stevo Pendarovski gjatë takimit me qytetarët e Aerodromit në Shkup tha se garnitura aktuale qeverisëse nuk arriti të sigurojë drejtësi dhe sundim të ligjit, ndërsa ajo që pretendon të vjen synon lirimin e terroristëve të 27 prillit. Sipas Pendarovskit, puna e parë që duhet bërë pas marrjes së mandatit është vetingu thelbësor.

“Disa gjykatës dhe prokurorë ishin nën ndikimin e drejtpërdrejt të politikës dhe nuk i proceduan qëllimisht vjedhjet dhe krimet që u bënë kundër popullit. Për këtë arsye duhet të pajtohemi që tani dhe të japim premtimin tonë, nëse e marrim mbështetjen tuaj, puna e parë dhe kryesore duhet të jetë vetting i thellë dhe i duhur për të gjithë gjykatësit dhe prokurorët por edhe neve politikanëve”, tha Stevo Pendarovski, Kandidat për president. /Alsat.mk

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img