Osmani: Beteja është ndërmjet vizionit tonë të integrimit dhe vizionit të izolimit, që përfaqëson VMRO-DPMNE

“Shkup, 9 prill – Kjo është betejë ndërmjet vizionit të bashkëjetesës dhe integrimit, që e përfaqëson fronti më i madh multietnik në vend, dhe vizionit të izolimit dhe urrejtës që e përfaqëson VMRO DPMNE-ja”.

Kështu i ka vlerësuar zgjedhjet Bujar Osmani, kandidati i Frontit Europian, mbrëmë në hapjen e Shtabit në Çair.

“Forcat e zeza nacionaliste dhe shoviniste, duan që të marrin kontrollin mbi vete, dhe nëse i keni parë sloganet e tyre, thonë “ta kthejmë dinjitetin”, se kinse, e drejta jonë për të qenë të barabartë ua paska humbur dinjitetin. Ne askujt nuk ja kemi prekur dinjitetin. Ne kemi rikthyer dinjitetin tonë, e kemi institucionalizuar identitetin tonë, e kemi marrë hisen që na takon dhe askujt nuk i kemi hyrë ndër hak, dhe nuk do të lejojmë që askush të prek në dinjitetin tonë dhe në hisen tonë”, tha Osmani.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles