MPB me detaje për zjarrin në Sallën Universale, janë ndaluar tre persona

Shkup, 9 prill – MPB Maqedoni njofton se sot (09.04.2024) rreth orës 09:45 në SPB Shkup është raportuar se ka shpërthyer zjarr në Sallën Universale në Shkup.

Nga MPB thonë se menjëherë pas denoncimit, në vendngjarje janë dërguar efektivë policorë dhe efektivë të Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri, të cilët kanë shuar zjarrin rreth orës 11.30.

“Dy persona E.S (48) dhe A.T (41) janë dërguar në Klinikën e Toksikologjisë me një automjet të ndihmës së shpejtë mjekësore, për shkak të thithjes së tymit. Ekipet e EVN-së kanë ndërprerë furnizimin me energji elektrike në të gjithë afërsinë e sallës dhe në ul. “Petar Pop Arsov” ka ngecur dy femra në ashensorët e pallatit, të cilat janë nxjerrë nga Njësia e Policisë Intervenuese”.

“Lidhur me zjarrin, në Stacionin Policor Qendër janë ndaluar tre punëtorë ndërtimi, të cilët në momentin e shpërthimit të zjarrit kanë kryer punë, përkatësisht B.R. (50), Z.T. (60) dhe B.I. (53). Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img