Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Prrenjas-Qafë Thanë ku 6 persona kanë mbetur të plagosur, një prej të cilëve një vajzë 23-vjecare në gjendje kome, në rrezik për jetën.
Familja e 6 anëtarëve ka ndaluar në ambientet e një lokali, rreth 30m larg korsisë së rrugës dhe kanë qenë jashtë mjetit të tyre kur një makinë ka humbur kontrollin dhe ka fluturuar mbi kokat e tyre. Për pasojë 23 vjecarja që e ka zënë mjeti poshtë është në gjendje kome, vajza tjetër 10 vjece ka thyer këmbën e po ashtu ka pësuar fraktura dhe vajza 6 vjecare, të treja motra.
Babai i tyre është plagosur dhe dëmtime ka marrë edhe gjyshja.