Gjiganti i futbollit anglez, Liverpooli organizoi një iftar në stadiumin “Anfield” në kuadër të programit “Share Ramazan”, ndërsa në stadium u këndua ezani gjatë namazit të akshamit.
Pamjet nga stadiumi ikonë kanë tërhequr shumë vëmendje në rrjetet sociale dhe Reds janë vlerësuar në mbarë botën për gjestin e bërë.
Në një program të organizuar nga Liverpooli së bashku me Fondacionin Liverpool, është organizuar një iftar falas për tifozët myslimanë.
Gjithçka u bë në bashkëpunim me rrjetin e xhamive të rajonit të Liverpoolit, me një sërë folësish lokalë duke përfshirë deputetin e Mbretërisë së Bashkuar, Ian Byrne, bashkëthemeluesin e nismës ‘Fans Supporting Foodbanks’ dhe boksieren britanike, Natasha Jonas.
Vlen të theksohet se muaji i shenjtë i Ramazanit është në ditën e fundit, atë të 30-tën të agjërimit dhe nesër (e mërkurë) është festa e Fitër Bajramit.
Në xhiron e fundit, Liverpooli barazoi kundër Manchester United dhe aktualisht është i barabartë në vendin e parë në Ligën Premier me Arsenalin (71 pikë).