Kostadinovska Stojçevska: Nuk ka viktima nga zjarri në Sallën Universale, objekti është i siguruar

Shkup, 9 prill – Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, ka reaguar ndaj zjarrit që përfshiu Sallën Universale me keqardhje dhe shqetësim. Ajo ka bërë të ditur se zjarri është lokalizuar dhe është fikur, ndërsa ka kërkuar veprime të shpejta nga institucionet për të adresuar situatën.

Ajo apelon që të mos spekulohet për shkaqet e zjarrit. Sipas saj, nuk ka pasur viktima dhe persona të vdekur, gjegjësisht i gjithë objekti ka qenë bosh.

“Dëmi material do të konstatohet para se të vazhdohet me aktivitetet e mëtejshme ndërtimore dhe do të përcaktohet shkaku. Objekti është i siguruar”, theksoi Kostadinovska Stojçevska.

“Për ngjarjet e zjarrit do t’ju informojmë në mënyrë të vazhdueshme dhe të rregullt në mënyrë që të ketë informacione për atë që ka ndodhur, për të shmangur spekulimet”, shtoi ministri.

Hot this week

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...

3 shenjat se menaxherët, jo punonjësit, janë problemi

Kur punonjësit nuk performojnë mirë, është e lehtë t’ua...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img