Konferenca ndërkombëtare “Energjetika 2024” në tetor në Strugë

Strugë, 9 prill – Sfidat me të cilat ballafaqohet sektori energjetik, veçanërisht kompanitë, investitorët dhe klientët, do të jenë tema kryesore e konferencës ndërkombëtare “Energjetika 2024”, e cila do të mbahet nga 2 deri më 4 tetor të këtij viti në Strugë.

Konferenca, siç kumtoi Shoqata e energjetikëve të Maqedonisë së Veriut, i kushtohet avancimit dhe zgjerimit të njohurive për metodat, politikat dhe teknologjitë për prodhimin e energjisë elektrike dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

“Ftohen të gjitha kompanitë relevante energjetike, përfaqësues të industrisë, qendrat kërkimore, universitetet dhe subjektet e tjera, si dhe ekspertë nga vendi dhe jashtë vendit që të prezantojnë arritjet e tyre profesionale, kërkimet dhe përvojat dhe të ndajnë informacione nga fusha e energjetikës”; qëndron në informacionin.

Konferenca, shtojnë ata, është një forum për shkëmbimin e përvojave dhe planeve në nivel rajonal dhe global.

“Me seancat plenare, diskutimet dhe raportet e planifikuara do të mundësohet një platformë reale për identifikimin e mekanizmave dhe aktiviteteve të duhura për tejkalimin e problemeve në vend dhe rajon, si dhe forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, thekson Shoqata.

Konferenca ndërkombëtare “Energjetika 2024” do të mbulojë disa fusha tematike, duke përfshirë: “Kapacitetet e prodhimit të energjisë”, “Sistemet e energjisë së transmetimit dhe shpërndarjes”, “Burimet e rinovueshme të energjisë”, “Sistemet dhe aplikimet e IT në termocentrale”, “Pajisjet dhe sistemet për ruajtjen e energjisë”.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img