Shkup, 9 prill – Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu përmes rrjeteve sociale ka shprehur ngushëllime tek familjarët dhe miqtë që e kanë njohur Avni Kallabën.
Me keqardhje të thellë morëm lajmin për vdekjen e njeriut që për të gjithë ne ishte më shumë se një mik, më shumë se një kolegë ishte udhërrëfyes i vërtetë në shtigjet e jetës tonë, Avni Kallaba.
Asnjëherë ama asnjëherë nuk do të harrojë iftarin e fundit që kishim me ty para disa ditëve dhe këshillat e mbështetjen tënde pa rezervë që kurrë nuk mungonte.
Njëkohësisht shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, shokëve, kolegëve.
Axha Avni qofsh banorë i Xhenetit!