Shkup, 6 prill – Është shuar zjarri që shpërtheu pasditen e sotme nën Kalanë e Shkupit, në ish hapësirat për dhënie të testit për vozitje ku ishin përfshirë pesë vetura të udhëtarëve.
Zjarrfikësit punojnë në pastrimin e terrenit, ndërsa të pranishëm janë edhe ekipe për konstatimin e shkaqeve që sollën deri te zjarri.
Xvonko Tomevski, komandant i Brigadës për mbrojtje kundër zjarreve të Qytetit të Shkupit deklaroi për MIA-n se me ndërhyrjen e zjarrfikësve është parandaluar përhapja e zjarrit dhe se ka vetëm dëme materiale.
“Në shuarjen e zjarrit kanë qenë të përfshirë katër automjete kundër zjarreve dhe 13 zjarrfikës”, ka thënë Tomovski.