Sali: Ali Ahmeti i ka mbledhur të gjithë horrat në oborrin e tij

Shkup, 6 prill – Kandidati për deputet nga koalicioni opozitar VLEN, Bekim Sali, në një intervistë për Gazetën LAJM, e ka quajtur të panatyrshëm koalicionin e drejtuar nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Sali ka thënë se Ahmeti, ka tubuar në oborrin e tij, të gjithë ata që deri dje i quante horra.

“Për fat të mirë kësaj radhe të gjithë patericat e BDI-së, të cilat funksiononin në opozitë dhe ishin shpesh shkaktar të përçarjeve, pakënaqësive, të lëvizjeve të çuditshme në opozitë, me qëllim që të mos arrihet ndonjë koalicion dhe mos të arrihet sukses për ta rrëzuar njëherë e përgjithmonë një parti politike e cila e ka kap veçmë shtetin. Sot janë bashkuar, ashtu siç e thotë edhe vetë z. Ahmeti të gjithë horrat, i ka mbledhur në oborrin e tij dhe në mënyrë shumë artificiale mundohen ta funksionaliziojnë atë koalicion. Por, sovranit, votuesit i kujtohen të gjitha akuzat që kanë bërë për njëri tjetrin. Për fat të keq, paturpësisht sot i shohim bashkë duke I ngritur duart, duke përshëndetur njëri tjetrin, duke menduar se ky është një film i cili mund të fshihet e kaluara dhe prej sot të fillojmë një epizodë të re të skenës politike. Do t’ju përkujtoj vetëm akuzën e z.Sela ndaj z.Ahmeti se është i dyshuar apo ka intenca se ai ka marrë pjesë në inskenimin e vrasjes së tij që është një fatkeqësi shumë e madhe. Këtu lidhen edhe akuzat e z.Thaçi se z.Sela është një kriminel ordiner, ka nxitur vrasje, etj. Këto janë akuza që nuk i ngjajnë një politikani serioz”, tha mes tjerash Bekim Sali.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles