Shkup, 6 prill – Nuk është patjetër që të rinjtë të largohen prej vendeve të tyre për kërkuar punë sipas standardeve gjermane apo në përgjithësi evropiane. Për fat të mirë investitorët vizionarë mundësi të tilla po hapin dhe krijojnë edhe në vendet tona. Prandaj, të rinjtë duhet të mendojnë më shumë se dy herë para se të marrin vendimin për tu larguar nga vendi. Investimi gjerman “Markart” po ndërton me sukses historinë e tij për një dekadë në Veles. Prodhon komponentë ultra-modernë për markat më të mira të makinave me teknologjinë më të lartë dhe shumica e proceseve janë robotike. Fabrika dhe ndërtesa administrative janë bërë sipas standardeve botërore. Ajo që duhet bërë është që vetëm këta investime të shtrihen edhe në zonat e banuara me shqiptarë, pasi numri më i madh i qytetarëve që braktisin vendin janë shqiptarë, shkruan Zhurnal.
Investime të duhura në vend, të rinjtë të mendojnë para se ta braktisin vendin –
Investimi gjerman “Markart” po ndërton me sukses historinë e tij për një dekadë në Veles. Prodhon komponentë ultra-modernë për markat më të mira të makinave me teknologjinë më të lartë dhe shumica e proceseve janë robotike. Fabrika dhe ndërtesa administrative janë bërë sipas standardeve botërore.
Siç theksoi menaxhmenti në takim me gazetarët, inovacionet janë në fokus, ndërsa prioritet janë punëtorët.
“Inovacionet janë historia jonë, por ne seriozisht jemi të përkushtuar ndaj punonjësve tanë. Ne u ofrojmë kushte të shkëlqyera, mundësi për zhvillim në karrierë dhe orar fleksibil të punës. Ky investim është një shembull i shkëlqyer që ju mund të punoni në pozita tërheqëse edhe në Maqedoninë e Veriut. Ne duam t’u përcjellim mesazhin të rinjve që përgatiten për tregun e punës, si dhe prindërve të tyre, se është e mundur të punohet në shtëpi sipas standardeve gjermane”, tha drejtori i “Markart” Juren Shmit.
Sipas Antje Vandelt, drejtor i Odës gjermane (AHK) në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë, mundësi atraktive për të rinjtë për zhvillim profesional mund të gjejnë edhe këtu.
“Shembull i shkëlqyer i punëdhënësve të mirë janë investitorët gjermanë, ndërsa një prej tyre është kompania “Markart”. Unë kam gati një vit në vend dhe kam vizituar një numër të madh investimesh gjermane, por edhe kompani vendase. Ajo që pashë është se vërtet mundohen të ofrojnë kushte më të mira për të punësuarit. Besoj se ky trend do të vazhdojë të rritet me rritjen e numrit të investimeve në të ardhmen”, thekson Vandelt dhe potencoi se ndonjëherë Gjermania është më afër nga sa mendojmë.
Gazetarët patën mundësinë të shihnin se mbi çfarë parimi funksionojnë makinat ultra moderne dhe iu prezantuan disa nga produktet, përfshirë këtu edhe kambio automatike për BMV me kristale Svarovski.
Ikja e qytetarëve ka marrë hovë, kjo ndalet vetëm me lidership të përgjegjshëm duke kthyer në funksionalitet institucionet dhe duke tërheq investitorë të huaj –
Ikja e qytetarëve nga vendi është një temë që ka filluar dhe nuk po mbaron dot, fundi nuk i dihet mbase po parashihet se kjo temë do të përflitet deri sa të ikë edhe qytetari i fundit. Flasim për një ikje e largim masiv në kushte paqësore, që mbase është krijuar sikurse shprehi e rutinë që po erdhe në moshën madhore duhet të largohesh nga ky vend. Kjo ikje nuk ka të ndalur do të vazhdojë ende, e këtë nuk po e thonë klientët e “çajtoreve” por rezultatet e hulumtimeve mbi këtë temë. Shifër tmerruese ku 42 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut do të largoheshin nga vendi nëse do të pajiseshin me të gjitha dokumentet e nevojshme. Gatishmërinë më të madhe për t’u larguar e kanë treguar të rinjtë dhe ata me arsim më të lartë – universitet, sipas rezultateve të anketës së Gallup International Association. Kjo flet për realitetin që shihet në terren, ku kjo pakicë që ka mbet për një kohë të shkurtë do të përgjysmohet në masë shumë të madhe.
Prandaj, institucionet e shtetit nëse vërtetë duan ta ndalin migrimin e të rinjve mekanizmat i kanë në duar, të krijojnë ambient të sigurt dhe meritokraci absolute, të funksionojë drejtësia dhe institucionet e shtetit pa dallime etnike e partiake. Secili qytetarë të ndihet i sigurt dhe i kënaqur me vendin e vet e në vend të vet.
Çështja e punësimeve po zgjidhet edhe përmes investitorëve të huaj, por në fakt edhe këtu duhet të luajnë rol institucionet e vendit për të tërhequr sa më shumë. Sepse, investitorët nuk vijnë aty ku nuk ndihmohen e mirëpriten, nuk vijnë aty ku u kërkohen shumë marramendëse parash, këtu gjëra duhet të marrin fund. Edhe në këtë vend ka shpresë e mund të jetohet vetëm lidershipi duhet të reformohet. /Zhurnal.mk