Mariçiq: Propozimet e VMRO për anulimin e ndryshimeve kushtetuese janë joreale dhe mashtrojnë opinionin

Shkup, 6 prill – Lidhur me propozimet e VMRO-DPMNE-së për anulim të ndryshimeve kushtetuese, zv. kryeministri, Bojan Mariçiq theksoi se këto nuk janë propozime reale, por për mashtrim të opinionit, ato keqkuptime të VMRO-DPMNE-së do të të paguhet shtrenjtë.

“E vetmja mënyrë për të hequr çështjet kryesore me Bullgarinë nga tavolina është përfundimi i ndryshimeve kushtetuese. Pas kësaj, Bullgaria nuk do të ketë forcën dhe mirëkuptimin politik për të vendosur një veton të dytë për asnjë çështje. Sepse gjatë bisedimeve ne u pyetëm nga francezët se cila është çështja më e rëndësishme për ne. Dhe ne u përgjigjëm që tema e gjuhës maqedonase të mos diskutohet, dhe gjuha maqedonase të pranohet ashtu siç është, pa fusnota dhe shtesa dhe që Bullgaria të tregojë se nuk ka asnjë kundërshtim me nënshkrimin e FRONTEX-it në gjuhën maqedonase që është ajo që ndodhi me të”, tha Mariçiq.

Ai theksoi se kur u pyetën bullgarët se çfarë ishte më e rëndësishme për ta, ata theksuan se për ta ishte hyrja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë, siç thuhet në preambulë.

Sa i përket çështjeve historike, ai theksoi se mund të ndërlidhen vetëm me komisionin historik.

“Shtyrja e çështjes së ndryshimeve kushtetuese vetëm na mban në të njëjtin problem”, tha Mariçiq.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img