Ish-dr. i Policisë së Burgjeve: Institucionet e vuajtjes së dënimit nuk riedukojnë

Ish-drejtuesi i Policisë së Burgjeve, Faik Basha, është shprehur se institucionet e vuajtjes së dënimit nuk funksionojnë.

Komentet Basha i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se në burgje veç mbajtjes së të burgosurve brenda 4 mureve, nuk kryhet riedukimi i tyre.

Ai tha gjithashtu se edhe pas daljes nga burgu, për të dënuarit nuk ekziston një plan rehabilitimi dhe punësimi, në mënyrë që ata të mos rikthehen sërish te krimi.

“Realiteti është që qeveria duhet të bëjë një plan për gjithë të burgosurit që përfundojnë dënimin, edhe të jetë një mundësi që të ndiqet rehabilitimi dhe mundësia që këta të sistemohen diku e të mos bëhen më pjesë e veprave penale, por kjo nuk ndodh.

Të gjithë të dënuarit që dalin përmes gjykimit të shkurtuar apo formave ligjore që ndërpritet dënimi dhe u jepet një mundësi për të dalë, kërkesë e gjykatës është edhe sigurimi i një pune. Në këtë rast ne nuk e kemi, sepse e kemi në bllok të përgituar nga amnistia.

Burgjet kanë të vetmen gjë që bëjnë tani është mbajtja brenda mureve. Përsa i përket riedukimit ka probleme shumë të mëdha. Një pjesë e mirë e psikologëve mungojnë”, tha Basha.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles