Ankohet Argita Berisha: Na kanë bllokuar edhe pasuritë që i kemi krijuar para “Partizanit”

Në Ditarin me Denisa Pashollin, Argita Malltezi komentoi dhe vendimin e Gjykatës së Lartë që la në fuqi mbajtjen nën sekuestro të 20 pasurive të bashkëshortit të saj.

Vajza e ish-kryeministrit deklaroi se në këtë vendim janë sekuestruar dhe prona të krijuara më herët zhvillimit të ish-kompleksit Partizani, teksa lëshoi akuza dhe për gjyqtarin Bino, i cili sipas tij nuk mbron as tezat që paraqet përpara studentëve të tij, kur nuk ka presion.

“Nuk ka asnjë bazë që të mbaheshin në sekuestro pasuritë. Pasi nuk janë vendosur jo vetëm prona të zhvillimit të ish klubit Partizani, por edhe prona të blera më herët. Në kolegj është një gjyqtar që gjithë jetën e kam dëgjuar si prototipin e skalionit të barrikadave të së majtës, Sokol Bino, i cili ka bërë një leksion për studentët e magjistraturës ku sqaron në mënyrë perfekte elementët e veprës së korrupsionit dhe ne e kemi përdorur prezantimin e tij për të parashtruar të gjitha kërkesat tona në rekurse në gjykatën e lartë si për masën e sigurisë si për sekuestron dhe njeriu pret që atë kur një intelektual e thonë kur nuk ka një presion politik ta thotë dhe në proces gjyqësor”, deklaroi Malltezi.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles