Zulfaj për Petkoviqin: Lideri i tij i shërbeu Millosheviqit si ministër i propaganës

Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, i ka reaguar drejtorit të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili dje e cilësoi një kryetar komune të Kosovës si “Gauleiter” (Emër i një guvernatori provincial në Gjermani nën Hitlerin).

“Petar Petkoviq sot e cilësoi një kryetar komune të Kosovës si “Gauleiter”. Është fyese dhe thellësisht injorante të krahasosh një kryetar komune të Kosovës, të zgjedhur në zgjedhjet demokratike të njohura nga QUINT, me një udhëheqës rajonal të epokës naziste. Ky krahasim nuk është thjesht një sharje; pasqyron gjithashtu paturpësinë e Petkoviqit dhe zbulon mentalitetin e tij”, shkroi Zulfaj në X transmeton Klankosova.tv

Zulfaj tha se “nuk është për t’u habitur, duke pasur parasysh se Petkoviq është anëtar i një partie politike, lideri i së cilës shërbeu si ministër i propagandës gjatë regjimit të Millosheviqit, i cili kreu gjenocid dhe spastrim etnik në Bosnje dhe Kosovë”.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles