VLEN publikon listën për deputetë në gjitha zonat zgjedhore për zgjedhjet e 8 majit

Shkup, 4 mars – Dëshirojmë që para jush të bëjmë zyrtare listat për deputet të koalicionit VLEN, të cilat, për dallim nga listat e oponentëve tanë, janë një vlerë e vërtetë.

Fillimisht dëshiroj që të ju njoftoj se Koalicioni VLEN po shënon histori dhe për herë të parë do garoj me lista për deputetë në të gjitha njesitë zgjedhore, gjë të cilën deri më tani nuk e ka bërë asnjë parti politike shqiptare. Nga njesia e parë e deri tek njesia e gjashtë zgjedhore, VLEN garon me lista për deputetë, të cilat dallojnë tej mase kur i krahason me listat e të ashtuquajturit “Fronti Evropian”. Nëse kundërshtarët tanë politik nga halli dhe frika e humbjes së zgjedhjeve, kanë kthyer në skenën politike dhe do të garojnë me figurat më të konsumuara politike, të cilat fatkeqësisht janë pjesë e historisë së errët të politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, në VLEN ka figura të reja me nivel të lartë intelektual, profesional dhe moral. Derisa i ashtuquajturi “Fronti Evropian” do të kandidoj me figura të cilat janë në listën e zezë amerikane dhe protagonistë të skandaleve të ndryshme korruptive, koalicioni VLEN do të garojë me kandidatë cilësior, me dinjitet dhe me integritet. Koalicioni VLEN në këto zgjedhje do të garoj me figura të dëshmuara deri më tani të cilët do të shënojnë fitore bindëse dhe historike dhe të cilët do të jenë armiku kryesor i krimit dhe korrupsionit që ka mbjellë ky pushtet.

Në garën për zgjedhjet parlamentare për VLEN:

Bartës liste në njesinë e parë zgjedhore është z. Izet Mexhiti

Bartës liste në njesinë e dytë zgjedhore është z. Afrim Gashi

Bartës liste në njesinë e tretë zgjedhore është z. Shener Bilalli

Bartës liste në njesinë e katërt zgjedhore është z. Mendurim Zekmani

Bartës liste në njesinë e pestë zgjedhore është z. Salim Sulejmani dhe

Bartës liste  në njesinë e gjashtë zgjedhore është z. Bilall Kasami

Po ashtu, të gjithë kandidatët tjerë të përfshirë në listat për deputetë në të gjitha njesitë zgjedhore, janë personalitete me kredibilitet të plotë, intelektual të shquar, profesionist të dalluar në sferat e tyre dhe kandidatë të cilët me dinjitet të plotë do të përfaqësojnë interesat e popullit shqiptarë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Qytetarët shqiptarë por edhe ata të bashkësive tjera etnike në Maqedoninë e Veriut, tani më e kenë shumë të lehtë për të bërë zgjedhjen, sepse duhet të vendos mes të dëshmuarve dhe të dështuarve, mes atyre që VLEJNË dhe ofrojnë zgjidhje reale dhe atyre që NUK VLEJNË, siç janë ministrat dhe bashkëpunëtorët e Gruevskit.

8 Maji por vjen dhe bashkë me të edhe fitorja historike që ja VLEN!

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles