Pikat kufitare me Greqinë, të cilat kanë qenë të mbyllura për disa ditë, i janë rikthyer normalitetit.
Shërbimi ka nisur normalisht sot, pas një greve nga ana e Sindikatave Doganore greke. Në pikat doganore gjatë kohës që ishin të bllokuara u lejuan të kalojnë vetëm këmbësore dhe mjetet e emergjencës.
Ndërkohë sot nga ora 05:30 e mëngjesit është rikthyer në normalitet shërbimi doganor grek.