Mot me diell me vranësira të ulëta deri mesatare, temperatura deri në 25 gradë

Shkup, 4 prill – Sinoptikanët për sot parashikojnë mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale. Do të fryjë e dobët deri mesatare,ndërsa vende-vende përgjatë Vardarit, kohë pas kohe e fortë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 1 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 18 deri në 25 gradë.

Në Shkup kryesisht me diell me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 23 gradë.

Në ditët në vijim do të mbajë mot me diell, me vranësira mesatare dhe rritje të temperaturave, sidomos gjatë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme. Deri të dielën do të fryjë erë e dobët, kohë pas kohe e fortë veriore, thonë nga DPHM. 

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles