“Ky ekip di të luajë vetëm me 100 për qind”, Granit Xhaka lavdëron Leverkusenin pas kalimit në finale

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka thurë elozhe për ekipin e tij, Bayer Leverkusen, pasi siguruan kalimin në finalen e Kupës së Gjermanisë.

Bayer Leverkusen fitoi pa shumë vështirësi në shtëpi ndaj Union Berlinit me rezultat 4-0 në ndeshjen gjysmëfinale, duke siguruar kalimin në finale, ku do të ndeshet me Kaiserslautern.

Golat në këtë fitore të “Farmaceutikëve” u shënuan nga Jeremie Frimpong (7’), Amine Adli (20’) dhe Florian Wirtz (36’, 60’).

Pas kësaj fitore, Xhaka është shprehur i lumtur teksa ka lavdëruar skuadrën e tij, që sipas tij di të luajë vetëm me 100 për qind të kapacitetit.

“Ne luajtëm seriozisht. Është gjithmonë e rrezikshme në një gjysmëfinale kundër një skuadre të kategorisë së dytë në shtëpi që të luash vetëm me 80 ose 90 për qind”.

“Por ky ekip nuk di 90 për qind, di vetëm 100 për qind – dhe në çdo të tretën ditë”, ka thënë Xhaka pas sigurimit të finales së Kupës së Gjermanisë.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles