Komunikacioni pandërprerë, në rrugë të thata

Shkup, 4 prill – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.  Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njoftoi LAMM.

LAMM rekomandon shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçicë, nga data  01.04.2024 është lëshuar për qarkullim për të gjitha llojet e veturave me peshë të përgjithshme deri 3.5 tonë.

Ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit ka në rrugën shtetërore R1101 seksioni Prilep – Manastir për shkak të intensifikimit të aktiviteteve ndërtimore në lidhje me projektin “Rehabilitimi i trupit të rrugës afër urës mbi lumin Shemnica në rrugën shtetërore R1101 km 85+903, pjesa Prilep – Manastir”, dhe nga data 27.03.2024 ka mbyllje të plotë të seksionit.

Më 26.03.2024, është bërë ndryshim i përkohshëm i regjimit të qarkullimit rrugor në seksionin e autostradës 300m pas mbikalimit “Maxhari” deri te kryqëzimi “Belvi” gjatë riparimit dhe rehabilitimit të rrugës shtetërore A1. /A2 seksioni Shkup-Kumanovë (korsia e rrugës së djathtë) ku me sinjalistikë vertikale të komunikacionit në gjatësi prej 200 m, komunikacioni kanalizohet dhe ngadalësohet nga korsia e majtë (për parakalim) deri te korsia e mesme (për drejtim) më pas për një gjatësi prej 1500 m i gjithë komunikacioni do të zhvillohet në shiritin e komunikacionit për parakalim (në të majtë), kurse shiriti i mesëm dhe i ndalimit emergjent do të mbyllen për qarkullim.

Nga data 18.03.2024 ka ndryshim të regjimit të komunikacionit në rrugën shtetërore Р1101, segmenti Prilep – Manastir, për shkak të intensifikimit të aktiviteteve ndërtimore lidhur me projektin Sanim i rrugës, te ura në lumin Shemnicë, njofton LAMM

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img