Javën e kaluar janë regjistruar 163 raste të reja me grip dhe sëmundje të ngjashme, më së shumti në Gostivar

Shkup, 4 prill – Në javën e 13-të të vitit 2024 – nga 25 deri më 31 mars, në vend janë raportuar 163 raste të raportimeve grupore të personave me grip ose sëmundje të ngjashme me gripin, që paraqet 38,5 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar, sipas të dhënave nga raporti i fundit i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP).

Sa i përket moshës, 111 persona janë nga mosha 15 deri në 64 vjeç, 31 fëmijë nga mosha pesë deri në 14 vjeç, 12 persona mbi moshën 65 vjeç dhe nëntë fëmijë të regjistruar nën moshën katër vjeç.

“Incidenca më e lartë është regjistruar te fëmijët e moshës pesë deri në 14 vjeç. Të sëmurë janë raportuar nga 17 QSHP -NJR, në Gostivar – 35, Negotinë – 25, në Shkup dhe në Manastir – 22, ndërsa në pjesën tjetër numri i të raportuarve është i barabartë ose më pak se njëzet. Në 15 njësitë raportuese që kanë raportuar raste gjatë kësaj jave, është regjistruar aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit në Gostivar, aktivitet sezonal dhe aktivitet mesatar në Negotinë,”, theksojnë nga ISHP.

Në sezonin 2023/2024, numri i përgjithshëm i rasteve me grip dhe sëmundje të ngjashme me gripin është 14.490, që krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar, numri i rasteve të raportuara është rritur për 41.8 për qind, ndërsa krahasuar me modelin e 13 sezoneve të fundit ka një rënie prej 30,6 për qind.

“Në sezonin e gripit deri më tani janë regjistruar 14 persona të vdekur të lidhur me grip. Shtatë persona nga Shkupi, dy nga Shtipi dhe nga një nga Velesi, Kumanova, Negotino, Gostivari dhe Demir Hisar. Shtatë nga grupmosha e personave nga 15 deri në 64 vjeç dhe shtatë nga grupmosha e personave mbi 65 vjeç, të gjithë të shtruar në spital, 12 me sëmundje shoqëruese dhe të gjithë të pavaksinuar kundër gripit sezonal”, sqarojnë nga Instituti.

Deri në javën e 13-të të vitit 2024 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjithsej 61.823 persona janë vaksinuar me një vaksinë falas ose komerciale kundër gripit. 

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img