Ish-konkurrentja e Përputhen, Gabriela Arapi ka lëshuar së fundmi një deklaratë bombastike gjatë emisionit “Mos i bjer me top”.
Influencerja e njohur ka thënë se i kanë shkruar një numër i futbollistëve të Kombëtares së Shqipërisë, duke potencuar gjithashtu se ka pasur edhe emra të Showbizit të cilët i kanë shënuar.
“Ka pasur futbollistë të Kombëtares që më kanë shkruar. Njerëz të Showbizit, por edhe një numër i madh i njerëzve që nuk janë pjesë e Showbizit. Më thoshin ‘po eja se ta shtrojmë ne me flori, me lekë dhe me çka të duash’”, potencoi Gabriela.
Ajo gjithashtu, mes tjerash tregoi se dhurata më e shtrenjtë që ka pranuar nga dikush ishte një makinë, të cilës nuk ia përmendi shumën.
Arapi është një nga emrat më të pikasur të shtypit rozë.