Incidentet e armatosura në Haraçinë, komuna sot hapi dyert për qytetarët

Shkup, 4 prill – Pas incidentit të armatosur që ndodhi të hënën, Komuna e Haraçinës sot për herë të parë hapi dyert për qytetarët. Për shkaqe sigurie, forcat policore po qëndrojnë në oborrin e kësaj komune që nga fillimi i orarit të punës, njofton Alsat.

Qytetarët prapa kamerave njoftuan se i marrin shërbimet pa ndonjë problem, por u nënshtrohen kontrolleve të shtuara gjatë hyrjes në objekt.

Komuna e Haraçinës nuk punoi dy ditë, ndërsa kjo nuk është hera e parë që mbyll dyert për shkaqe sigurie.

Vitin e kaluar komuna ishte e mbyllur disa ditë, për shkak të kërcënimeve me jetë që kishte marrë kryetari dhe administratorët e komunës.

Nuk ka ndonjë zhvillim të ri lidhur me personin i cili me kallashnikov gjuajti në drejtim të kryetarit Ridvan Ibrahimi, ndërsa plagosi shoferin e tij dhe një nëpunësi komunal.

Nga policia edhe sot na thanë shkurt se po punohet në zbardhjen e rastit, por autori vazhdon të mbetet në liri.

Ministri teknik i punëve të brendshme, gjatë ditës së djeshme tha se një ditë më parë ishin arrestuar dy persona që dyshohej se kanë lidhje me ngjarjet në Haraçinë, por në ndërkohë u konstatua se njëri prej tyre nuk kishte lidhje me rastin, duke mos precizuar nëse personi tjetër ishte ose jo i përfshirë.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img