Gjithsej tetë vjet burg për rrëmbyesit e Samoil Kostadinovskit

Shkup, 4 prill – Gjithsej me tetë vjet burg i dënoi Gjykata Themelore Penale Shkup të akuzuarit Viktor Milanovskin dhe Sasha Celiçiq, ndaj të cilëve është zhvilluar procesi gjyqësor për kidnapimin e Samoil Kostadinovskit.

Gjatë shpalljes së sotme të aktvendimit, gjykatësja Sllavica Naumova Josifovska, të akuzuarit Viktor Milanovski dhe Aleksandar Tërpkov të cilët janë të pakapshëm për organet e rendit i shpall fajtorë sepse më 3 mars të vitit 2023 në rrugën “Hristo Tatarçev” në Shkup, së bashku kanë kryer grabitje me kërcënimin se do ta privojnë nga jeta të dëmtuarin Samoil Kostadinovski, të paguhet paraprakisht droga e vjedhur të cilën i dëmtuari është dashur ta paguajë por nuk e ka paguar dhe nuk i ka dorëzuar paratë, ndërsa i akuzuari Sasha Çelikiq me paramendim ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale të kidnapimit.

Dy të akuzuarit janë shpallur fajtorë sipas nenit 141 të Kodit penal për veprën penale “rrëmbim” ku është paraparë dënim me burg nga një deri në dhjetë vjet.

“Sipas neneve të cituara, gjykata të pandehurin e parë Viktor Milanovski e dënon me pesë vjet e dhjetë muaj burg duke përfshirë edhe paraburgimin nga 13.3.2023, ndërsa për të akuzuarin Sasha Çelikiq caktohet dënim me burg prej dy vjet e dy muaj, përfshirë edhe paraburgimin nga 13.3.2023 deri më 11.7.2023”, tha gjykatësja. 

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka dorëzuar aktakuzë kundër dy personave, njëri prej të cilëve akuzohet për veprën penale “rrëmbim” nga neni 141 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1, ndërsa i dyti akuzohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale. Për të njëjtën ngjarje, procedura kundër një personi tjetër është pezulluar përkohësisht deri në gjetjen dhe privimin nga liria.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img