Gërvalla takon kryetarin e Parlamentit të Japonisë, vlerësohen lart marrëdhëniet bilaterale

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) Donika Gërvalla ka takuar Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Japonisë, Fukushiro Nukaga.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga MPJD ku thuhet se kjo vizitë u krye në kuadër të qëndrimit zyrtarë të Gërvallës në Japoni.

“Gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla e falënderoi kryetarin Nukaga për mbështetjen që Japonia i ka dhënë Kosovës përgjatë proceseve shtetndërtuese dhe integruese, donacionet dhe investimet në fusha të caktuara, duke shprehur gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit në projekte të reja si në punësimin e të rinjve, në fushën e digjitalizimit dhe sektorë të tjerë të ekonomisë”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje, Gërvalla e njoftoi Kryetarin e Kuvendit të Japonisë rreth progresit që Republika e Kosovës ka arritur në demokratizim, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik, respektim të të drejtave të njeriut dhe fusha tjera.

“Në fund të takimit Ministrja Gërvalla dhe Kryetari Nukaga biseduan edhe për organizimin e “Osaka EXPO 2025” ku Republika e Kosovës tashmë ka konfirmuar pjesëmarrjen e sa”, përfundon njoftimi.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img