Filloi fushata për zgjedhjet presidenciale, që do të mbahen më 24 prill

Shkup, 4 prill – Në mesnatë filloi fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale të caktuara për 24 prill. Fushata do të zgjatë deri në mesnatë më 22 prill. Në ditën e parë të fushatës disa nga kandidatët paralajmëruan promovimin dhe prezantimin e programit zgjedhor dhe hapjen e shtabeve zgjedhore.

Kandidati i BDI-së, Bujar Osmani fushatën zgjedhore do ta fillojë me konferencë për shtyp në ora 11:00 para vilës presidenciale në Vodno.

Në Shkup sot do të promovohet Shtabi zgjedhor i kandidatit për president të LSDM-së dhe Koalicionit, Stevo Pendarovski.

Sonte në ora 20:00, karavani zgjedhor i Pendarovskit do të ketë tubim qendror në Prilep. Kanadidati për president Pendarovski do
t’i vizitojë komunat Krivogashtani dhe Krushevë.

Kandidati për president nga Lëvizja ZNAM-Për Maqedoninë tonë, Maksim Dimitrievski fushatën do ta fillojë nga Krusheva, ku në ora 13:00 do ta prezantojë programin e titulluar “Manifest për Maqedoninë”.

Kandidatja presidenciale e Së Majtës, Biljana Vankovska do ta prezantojë programin në konferencë për shtyp.

Sipas shortit të KSHZ-së, presidenti aktual dhe kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski do të jetë i pari në fletvotim.

E dyta është Gordana Siljanovska Davkova, kandidate e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, i treti është Stevço Jakimovski nga GROM. Në vendin e katërt është Bujar Osmani nga BDI, e pesta është Biljana Vankovska Cvetkovska nga E Majta, i gjashti Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët dhe Koalicoini VLEN dhe i shtati është Maksim Dimitrievski, kandidat i ZNAM.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 8 maj, së bashku me zgjedhjet e 11-ta parlamentare pas pavarësisë së vendit. 

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img