Festivali i Filmit Grek nga data 7 deri më 9 prill në Kinotekë

Shkup, 4 prill – Me filmin “Nuk do të doja të jem i pasjellshëm, por duhet seriozisht të bisedojmë” të Jorgos Georgopoulosit, të cilit i paraprin shfaqja e filmit të shkurtër “Heshtja e peshkut që po vdes”  nga Vasilis Kekatosit, më 7 prill në Kinotekën në Shkup do të hapet edicioni i katërt i Festivalit të Filmit Grek.   

Ky edicion i festivalit do të zgjasë deri më 9 prill në Shkup dhe do të ofrojë esencën e artit filmik grek të viteve të fundit, duke shfaqur gjithsej gjashtë filma, tre të metrazhit të gjatë dhe tre të shkurtër. Festivali do të jetë i hapur edhe në Manastir, nga data 8 deri më 10 prill në kinemanë “Vëllezërit Manaki”. 

 Siç informoi në konferencën e sotme për shtyp, drejtori i FNF Kinenova dhe organizatori i Festivalit Nebojsha Jovanoviq, programi i festivalit është bërë sipas konceptit të afrimit të botëkuptimit të kineastëve modernë grekë, të cilët bëjnë një viviseksion të shoqërisë moderne greke.

 Siç theksoi, dominojnë temat për marrëdhëniet mashkull-femër, dominimi i meshkujve, tjetërsimi i njeriut bashkëkohor në shoqërinë greke, ballafaqimi me vdekjen në dimensione të ndryshme, si dënim, si zgjidhje, si nxitje, si motivim. 

 Siç tha, filmi “Nuk do të doja të jem i pasjellshëm, por duhet seriozisht të bisedojmë” është një nga filmat më interesantë, më të çuditshëm dhe më të ndjekur të viteve të fundit në Greqi.

 Në kuadër të programit, theksoi, më 8 prill do të shfaqet filmi “I padukshëm” i Dimitris Atanitisit, i cili në thelb është një dramë sociale, por regjisori mjaft eksperimenton me narracionin e tij filmik.

 Ditën e nesërme, më 9 prill, do të shfaqet filmi “Gruaja-Vrasëse/Fonisa” i regjisores greke Eva Natena.

  Ambasadorja e Republikës së Greqisë, Sofia Filipidou, në konferencën e sotme për shtyp në Shkup, duke folur për filmin “Gruaja-Vrasëse/Fonisa”, theksoi se bëhet fjalë për një të moshuar e munduar, e cila vret të porsalindurit femra për t’i shpëtuar nga fati i tyre i errët.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles