“Është një fans i madh i tij”, Fabrizio Romano zbulon trajnerin e preferuar të Florentino Perezit

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar emrin e trajnerin që është i preferuari i presidentit të Real Madridit, Florentino Perez.

Ancelotti pritet të largohet nga Santiago Bernabeu në fund të sezonin të ardhshëm dhe Xabi Alonso shihet si favorit për të qenë pasues i tij, pasi sipas Romanos, ai është edhe i preferuari i presidentit Perez.

“Xabi Alonso ka një tifoz të madh si Florentino Perez te Real Madridi. Florentino ka qenë i dashuruar me Xabin që nga dita e parë, që kur ishte lojtar, për shkak të stilit të tij, ideve të tij për të tashmen dhe të ardhmen”.

“Alonso ka qenë gjithmonë një nga lojtarët dhe njerëzit e preferuar të Florentinos në klub, dhe ndjenja mbetetende.

“Florentino beson se Xabi ka gjithçka për të qenë trajner i Real Madridit”, ka thënë eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, në podcastin e tij Here We Go.

Ka më shumë gjasa që Alonso të bëhet trajneri i ardhshëm i Real Madridit në vitin 2025 kur i skadon kontrata e Carlo Ancelottit.

Alonso u bë trajneri më i kërkuar në Evropë pas një ecurie të jashtëzakonshme me Leverkusen që i ka bërë ata të kalojnë 40 ndeshje të pamposhtur këtë sezon.

Megjithatë, vendimi i tij për të vazhduar me Bayer sezonin e ardhshëm është marrë si një sinjal i qartë për Real Madridin.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img