Morena Taraku është njëra prej personazheve më të përfolura të shtypit rozë.
Ajo njihet për jetën e saj tejet luksoze që bën, për makina e shtrenjta si dhe për posedimin e veshmbathjeve të brendeve luksoze.
Modelja e njohur dhe njëherësh influencerja, nuk heziton aspak që të ndajë me adhuruesit e saj, detaje nga jeta e saj e përditshme.
Kësaj here, ajo ka ndarë fotografi brenda shtëpisë së saj luksoze, duke na çuar gjegjësisht tek dollapi i saj.
Ajo i ka dedikuar një dhomë të tërë vetëm veshmbathjeve të saj, të cilat variojnë prej brendeve të shumta luksoze.
Në dollapin e saj madhështor, Morena kishte një mal me çanta dhe këpucë që mbulonin raftet.