A është e përgatitur Shqipëria dhe rajoni për tërmete të forta? Flet sizmiologu Edmond Dushi

Tiranë, 4 prill – Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter goditi ditën e djeshme Malin e Zi. Epiqendra e tërmetit ishte në veri-perëndim të vendit, ndërkohë që u ndje edhe në Bosnje si edhe veri të Shqipërisë. Mali i Zi është goditur shpesh nga tërmete gjatë javëve të fundit si pasojë e një rritjeje të aktivitetit sizmik në zonë.

Sizmiologu Edmond Dushi, i ftuar në studion e “7pa5” të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ka komentuar së pari tërmetin 7.4 Rihter që goditi Tajvanin dy ditë më parë.

Dushi: Tërmeti në Tajvan është konfirmim i një zone me potencial shumë të lartë sizmik. Duket qartë që ata janë shumë të përgatitur për tërmete të këtyre përmasave. Tërmete mbi 7 ballë të shkallës Rihter mund të shkaktojnë një paralizim të jetës për njëfarë kohe, paralizojnë linjat kryesore. Impakt ka në linjat elektrike, në linjat e transportit, etj. Ata që ndodhen në atë rajon e njohin shumë mirë tërmetin. E vetmja mbrojte sot ndaj dukurive sizmike ëhstë të ndërtojmë shumë mirë. Nuk kemi një qëndrueshmmëri 100%, por minimizojmë humbjet dhe rëniet e ndërtesave. Projektimi i këtyre strukturave bëhet në atë që quhet studimi i rrezikut sizmik. Gjithmonë duhet të priremi drejt studimit të dukurisë dhe të marrim masa.

Sa i përket tërmetit në Mal të Zi, zoti Dushi tha se ndodhemi në një rajon me aktivitet të lartë sizmik.

Dushi: Është situatë e përsëritur. Dukuria e aktivitetit sizmik në rajonin e Mesdheut, aty ku bëjmë pjesë dhe ne, Greqia dhe Mali i Zi, është një rajon tepër aktiv sa i përket aktivitetit sizmik. Gjeometria e pllakës së Adriatikut është e tillë që favorizon këtë gjë. Duke qenë se këto janë rajone që njihen për aktivitetin sizmik disa zona spikasin. Zona në Malin e Zi është aktive prej gati tre javësh tashmë, kemi disa tërmete të tillë të modeuar. Mund të kemi një tërmet me një magnitudë më të moderuar, por asnjëherë nuk e dimë për sa kohë nuk e parashikojmë dot dukurinë. Për këtë arsye jemi të detyruar ta monitorojmë atë.

A është kjo zonë e përgatitur?

Dushi: Natyrisht që ka shumë për të bërë. Janë bërë progrese, ka pasur disa projekte të financuara për të krijuar një harmonizim. Tërmeti nuk njeh kufij. Përpjekjet e fundit janë që të harmonizohen zonat, të kemi një studim gjithëpërfshirës. Ka disa harta të rrezikut sizmik që reflektojnë një qasje më të mirë. Këto harta përkthehen dhe në harta lokale ose kombëtare më të mira, por nuk janë në ato nivele që mund të jetë Tajvani apo vende të tjera që janë shumë të përgatitura për këtë dukuri. Shqipëria ka një peshë 1% të të gjitha dëmeve që janë regjistuar, qoftë në jetë njerëzish, qoftë dëme materiale. Kjo nuk na bën më të sigurt, por kemi një evolucion në këtë aspekt.

A jemi të përgatitur mjaftueshëm për çdo lëvizje sizmike?

Dushi: Nuk mund t’i jap një përgjigje të plotë kësaj pyetjete, por ka një lëvizje përmirësuse qoftë në masat e marra nga qeveria, qofë në atë që kanë bërë ndërtuesit. Në aspektin e politikave kanë dalë disa vendime të Këshillit të Ministrave që detyrojnë të bëhen studime, ndërkohë që më parë u neglizhuan fare studimet. Tërmeti i Durrësit e tregoi këtë gjë, që ka ndërtues seriozë. Por ka dhe nga ata që kanë qenë abuzues. Duhet të reflektojmë seriozisht për këtë gjë.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img