Skandal në Poloni! Zyra e auditimit njofton prokurorët se ish-kryeministri mund të ketë abuzuar me pushtetin

Kontrolli i lartë i shtetit në Poloni (NIK) ka njoftuar prokurorinë se ish kryeministri Mateusz Morawiecki mund të ketë kryer krim duke vepruar në dëm të interesit publik përmes dhënies së subvencioneve për komunat, njoftoi të hënën zyra e auditimit.

Morawiecki dhe zyrtarë të tjerë të lartë në ish-qeverinë Ligj dhe Drejtësi (PiS) neglizhuan detyrat, ose abuzuan me kompetencat e tyre, kur financuan ndërtimin e rrugëve dhe financuan rimëkëmbjen pas pandemisë, tha në një deklaratë zyra e auditimit, NIK. Kjo shkaktoi një humbje prej rreth 1 miliard dollarësh për komunat, thuhet në deklaratë. Nuk ka pasur reagime nga ish qeveria e mëparshme dhe as nga ish kryeministri.

Koalicioni Ligj dhe Drejtësi (PiS) humbi zgjedhjet në tetor të vitit 2023 përballë një koalicioni të partive pro-evropiane. Qeveria e re e kryesuar nga kryeministri Donald Tusk është zotuar që t’i mbajë përgjegjës të gjithë ata që akuzohen për shkelje të ligjit gjatë qeverisjes tetëvjeçare të koalicionit PiS.

Muajin e kaluar, zyra e auditimit (NIK) tha se reformat tatimore të zbatuara nën qeverinë e mëparshme i shtynë në deficit buxhetet e shumicës së bashkive polake. Polonia mban zgjedhjet lokale më 7 prill. /VOA

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles