Shehu: Diaspora mund të votojë në përfaqësitë diplomatike të Maqedonisë

Shkup, 3 prill – Nënkryetarja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Ditmire Shehu ka shpjeguar për opinionin mënyrën se si do të votojë diaspora në zgjedhje presidenciale dhe parlamentare.

Ajo theksoi se Kodi Zgjedhor u mundëson vetë mërgimtarëve të zgjedhin se si do të votojnë, qoftë duke ardhur në vendlindje ose duke realizuar të drejtën e tyre të votës në përfaqësitë diplomatike të vendit tonë në diasporë.

“Sa i përket mënyrës se si do të votojë diaspora në Republikën e Maqedonisë së Veriut apo do të votojë në përfaqësitë apo ambasadat, Kodi Zgjedhor ua mundëson atë të drejtë të zgjedhin vetë votuesit.

Kemi një aplikacion tash që t’ua lehtësojmë qytetarëve që jetojnë në diasporë që mos shkojnë paraqitjen ta bëjnë në vetë ambasadat, por ta bëjnë në mënyrë elektronike përmes aplikacionit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Fatkeqësisht, interesi ishte shumë i vogël, diku te 2.600 votues”, tha Shehu./Klan.mk/

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles