1.8 C
Munich

Përurohet pllaka përkujtimore për policin Enver Zymeri – flamuri i Kosovës vendoset në vendin ku ai u vra

Must read

13 vite më parë, Njësia Speciale e Kosovës e njohur si ROSU kishte ndërmarrë një aksion për vënien në kontroll të pikave kufitare në veri, Jarinjë dhe Bërnjak.

Gjatë këtij aksioni policia hasi në pengesat e serbëve në veri, ku si pasojë edhe u vra polici Enver Zymeri.

E sot pikërisht në vendin ku u vra polici Zymeri është përuruar një pllakë përkujtimore në nder të tij.

Në përurimin e kësaj pllake mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Së bashku me Kurtin ishin edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla dhe familjarët e policit të ndjerë.

Në vendin ku është vendosur kjo pllakë është vendosur edhe flamuri i Kosovës e po ashtu edhe kamerat e sigurisë.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article