Pendarovski: Të kontrollohet pasuria e të gjithë politikanëve nga vitet e 90-ta e deri tani

Shkup, 3 prill – Duhet të kontrollohet pasuria e të gjithë politikanëve, jo vetëm për 5 vitet e kaluara, por nga vitet e 90-ta e deri më tani, tha presidenti aktual Stevo Pendarovski në konventën për kandidat për president të shtetit, që u mbajt mbrëmë në Salla “Boris Trajkovski”. Pendarovski në fjalimin e tij para të pranishmëve tha se edhe një herë po kërkon besimin e qytetarëve, sepse pas emrit të tij nuk fshihet asnjë aferë, asnjë rast i korrupsionit, apo tenderë të manipuluar.

“Unë shoh që edhe opozita paralajmëron vetinh të politikanëve, ata kërkojnë që organet kompetente të hetojnë nëse ndonjëri prej nesh ka rritur në mënyrë disproporcionale pronën e tij. Unë e mbështes këtë propozim dhe shtoj edhe një paragraf, le të kontrollojmë pronën tonë dhe të njerëzve tanë të afërt jo vetëm në 5 vitet e fundit, por nga vitet ’90 e deri më tani. Të shohim kush do ta kalojë këtë test, ata që i shkelën sanksionet e OKB-së kundër Jugosllavisë në atë kohë dhe përvetësuan prona të nacionalizuara për vete pa ligj për nacionalizimin dhe kështu në mënyrë disproporcionale e shtuan pasurinë e tyre”, tha mes tjerash Pendarovski në fjalimin e tij.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles