Shkup, 3 prill – Diskrepanca në mes të çmimeve tejet të larta edhe për produkte elementare edhe për ato ndërtimore e për gjithçka tjetër dhe pagave të ulëta është e vështirë të menaxhohet. Ky dallim në paga dhe çmime krijon kaos në funksionimin e shtetit, nga ana tjetër rrit dëshpërimin dhe pesimizmin e qytetarëve që në këtë vend mund të bëhet jetë dinjitoze. Përderisa pagat e funksionarëve nuk dinë të ndalur dhe kanë arritur majat, jeta e qytetarëve sa shkon e vështirësohet më shumë. Me fjalë të tjera pagat e funksionarëve kanë arritur në qiell përderisa në të njëjtën nën qiell jetojnë edhe qytetarët standardi i tyre ka rënë përtokë. Për funksionarët ka pasur rritje marramendëse dhe të hovshme të pagave prej 78%, e këtë ngritje shumë prej tyre e kanë mirëpritur duke ironizuar me atë se politikanët burimin e vetëm të të hollave i kanë pagat dhe në këtë formë ata mbijetojnë, sikurse qytetarët jetojnë në një botë paralele dhe nuk i shohin se si pasurohen politikanët, shkruan Zhurnal.
Rritja e çmimeve gjithandej, qytetarët në hallë nuk dinë ka t’ia mbajnë –
Si të jetosh me 370 euro rrogë apo 250 euro pension, ndërkohë që konsumi minimal ka arritur 1,200€?! Kjo është dilema që i rëndon shumicën e qytetarëve, të cilët varen nga të ardhurat minimale. Në mbikëqyrjen e fundit nëpër tregje të gjelbra dhe super markete, çmimet e produkteve ushqimore dhe atyre bujqësore si fruta perimet mbeten të larta prej kur se u hoqën masat e çmimeve të garantuara në fillim të marsit. Qytetarët, të cilët i pyetëm thonë se pagat kanë mbetur shumë të ulëta, rritja e tyre është minimale krahasuar me koston e jetesës. Disa thonë se mezi ia dalin me shpenzimet.
“Sipas të ardhurave dhe pagave, vërtetë janë shtrenjtë! Me punë nëpër firma, në punë të shtetit dhe institucione tjera nuk ka zgjidhje tjetër. Ata që punojnë duhet të rriten pagat. Varet si janë nevojat, ato që janë bazike kanë arritur në koston mujore mbi 1,200 euro do të thotë se shumë më tepër duhen”, tha një qytetare, për Alsat.
Svetllana Dimoski, nga Lidhja e Sindikatave tha se nga dhjetori deri në mars shpenzimet vetëm për ushqim dhe pije janë rritur gati 2 mijë denarë, përkatësisht 9,4% rritje nga shporta e konsumit. Sipas saj kjo rritje atribuohet pas heqjes së çmimeve të garantuara, të cilat u zgjidhën duart tregtarëve për të rritur sërish çmimet.
“Në pjesën e pagave, mund të them se ato rriten, por nuk janë të mjaftueshme dhe nuk e plotësojnë nevojën e shportës së konsumit minimal. Me harmonizimin e ri të pagës minimale tani në mars ka rritje, por kur shikohet se sërish dy paga minimale nuk mund ta shportën sindikale. Sipas analizave ekonomike, shifrat statistikore tregojnë se 60% e gjithsej të punësuarave në vendin tonë janë me pagë minimale. Rritja enorme e çmimeve ndihet në xhepat e qytetarëve, konkretisht kjo është më e theksuar në muajin mars kur autoritetet vendose të shfuqizojnë çmimet e garantuara dhe tregtarët sërish i rritën çmimet”, u shpreh Svetllana Dimoski, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, për Alsat.
Rritja e çmimeve, thonë nga Sindikata, po ashtu kontribuon në humbjen e fuqisë blerëse të punëtorëve dhe qytetarëve. Prandaj, me rritjen e pagës minimale në mars 22.567 denarë, për 70 mijë të punësuar ata thonë se nuk do të ketë efekt pozitiv në rritjen e standardit të jetesës së qytetarëve në vendin tonë. Lidhja e Sindikatave propozoi vazhdimin e masave për çmimet e garantuara deri në mesin e shatorit, datë e cila përkon me nisjen e plotë të zbatimit të Ligjit për ndalimin e tregtisë jo korrekte, në mënyrë që punëtorët dhe qytetarët të jenë të mbrojtur nga shtrenjtime e shumta të gjërave elementare ushqimore.
Kjo gjendje nuk i shqetëson politikanët ata vazhdojnë me rritjen e pagave të tyre –
Përderisa është rikthyer vala e protestave sindikata të shumta janë ngritur në këmbë dhe kanë dalë në rrugë për të kërkuar paga më të larta e status më të dinjitetshëm, kryeministri i vendit vjen me paralajmërime që pagat e funksionarëve nuk do të ulen, e më keq se kaq janë rritur për 400 euro. Ndryshe, pagat e funksionarëve kanë rezultuar me rritje marramendëse dhe të hovshme të pagave prej 78%, e këtë ngritje shumë prej tyre e kanë mirëpritur duke ironizuar me atë se politikanët burimin e vetëm të të hollave i kanë pagat dhe në këtë formë ata mbijetojnë, sikurse qytetarët jetojnë në një botë paralele dhe nuk i shohin se si pasurohen politikanët.
Ajo që është më e çuditshme është fakti se si në mënyrë të hapur ish kryeministri Kovaçevski tregohet indiferent ndaj kërkesave të punëtorëve, e më keq se kaq paralajmëron se nuk do të ketë ulje të pagave të cilat u rritën në mënyrë të vrullshme dhe pa kërkuar askush. Ndërkaq, punëtorët duhet të dalin në rrugë për të kërkuar paga më të larta e të ballafaqohen me injorim total.
Kujtojmë që, rritja e pagave prej 78% për funksionarët shtetëror ishte veprimi më skandaloz që ka ndodhë dhe i papranueshëm për qytetarët, sepse me automatizëm është nënvlerësim i punëtorëve tjerë. Shërbyesit e popullit të quajtur në teori të paguhen me paga marramendëse e shumë të larta, shumëfish më të larta se pagat mesatare në vend, tregon qartazi se zyrtarët nuk e kanë hallin e qytetarëve, por se si të pasurohen më shpejt e më shumë. /Zhurnal.mk