Mariçiq: Anëtarësimi i përshpejtuar i shtetit në BE është i një rëndësie kyçe për rajonin dhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Shkup, 3 prill  – Anëtarësimi i përshpejtuar i vendit në BE është i një rëndësie kyçe për rajonin dhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, theksoi zëvendëskryetari i parë i Qeverisë për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, në takimin e sotëm me përfaqësuesen e Parlamentit Evropian nga Mbretëria e Holandës, Tineke Strik.

Zëvendëskryeministri Mariçiq, siç kumtoi SÇE, ka theksuar përkushtimin e Qeverisë për realizimin e agjendës evropiane të shtetit.

“Vëmendje e veçantë nga folësit iu kushtua realizimit me sukses të procesit të skriningut, i cili u realizua në 15 muaj, punë intensive dhe e thellë e institucioneve”, theksohet në kumtesën.

Në takim u diskutua për segmente të ndryshme të sundimit të ligjit, zgjedhjet e ardhshme dhe sfidat e shtetit dhe rajonit.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se pranimi i përshpejtuar i Ballkanit Perëndimor në BE është i një rëndësie kyçe për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin.

“Eurodeputetja Tineke Strik konfirmoi mbështetjen për vazhdimin e integrimeve evropiane të shtetit në të mirë të të gjithë qytetarëve me përfitime të konsiderueshme për zhvillimin socio-ekonomik të shoqërisë”, theksohet në kumtesën. 

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles