Luis Rubiales arrestohet nga autoritetet pas mbërritjes në Spanjë  

Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbolli (RFEF), Luis Rubiales është marrë në paraburgim nga autoritetet spanjolle pas mbërritjes së tij në Spanjë. Besohet se ai është arrestuar për t’u marrë në pyetje, si pjesë e ‘Operation Brody’, një hetim mbi korrupsionin e supozuar në Federatën Spanjolle të Futbollit.

Rubiales ka mohuar çdo keqbërje, pretendon se i gjithë biznesi i tij është i ligjshëm dhe se ai i ka ‘fituar’ paratë në llogarinë e tij bankare.

Ai kishte qenë në Republikën Dominikane deri më tani, për interesa biznesi, por pasi policia bastisi shtëpinë e tij atje, ai u kthye në Spanjë këtë të mërkurë.

Sipas Diario AS, njësia kundër korrupsionit hipi në aeroplan për të folur me Rubiales dhe ai u largua nga aeroporti me një furgon që ishte në pistë duke e pritur.

Dy javë më parë, policia bastisi gjithashtu selinë e RFEF-së, duke marrë në pyetje gjashtë individë të tjerë dhe duke vënë pesë të tjerë nën dyshimin për keqbërje.

Rubiales tashmë ka akuza të pazgjidhura, për të cilat ai do të dalë në gjyq, pasi u akuzua për sulm seksual dhe detyrim.

Prokuroria kërkon dy vjet e gjysmë burg – Rubiales gjithashtu ka mohuar çdo keqbërje në atë rast. 

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles