Kërcënime? Kate Middleton u detyrua të zbulonte diagnozën e saj të kancerit, ja pse

Kate Middleton u detyrua të dilte publikisht të fliste për diagnozën e saj të kancerit, pasi kishte kërcënime që ky lajm do të rridhte në internet nga të tjerët, kanë pohuar burimet.  

Princesha e Uellsit konfirmoi se është duke u trajtuar për kimioterapi parandaluese në një video-mesazh drejtuar vendit më 22 mars, pas javësh spekulimesh për shëndetin e saj.

Por, Pallati Kensington thuhet se u nxitua të dilte publikisht për diagnozën e Kate pasi të dhënat mjekësore të kësaj të fundit u morën nga një person i panjohur, tha një burim mbretëror për Daily Mail.

Kjo thuhej se nuk i la opsionit Princeshës së Uellsit që të dilte publikisht për të treguar për diagnozën e saj.

Mbetet e paqartë se kush ishte përgjegjës se kush hyri për t’i marrë informacionet për gjendjen e Kate Middleton apo nëse informacioni është marrë gjatë qëndrimit të Kate në Klinikën e Londrës për operacionin e saj abdominal në janar apo diku tjetër.

Princesha e Uellsit u detyrua të dalë publikisht me diagnozën e saj, pasi përdoruesit në rrjetet sociale, kishin shpërthyer me teori konspirative për gjendjen e saj shëndetësore. 

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img