Trupa gjykuese e Gjykatës së Lartë, e përbërë nga Ilri Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni nuk kanë pranuar rekursin e dhëndrit dhe vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Si rrjedhojë, është lënë në fuqi vendimi i gjykatës së Posaçme të Apelit, konkretisht sekuestrimi i 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe bashkëshortes së tij, Argita Malltezit.
Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, teksa në mesin e pasurive të sekuestruara janë disa apartamente, disa llogari bankare, një vilë në Gjirin e Lalëzit dhe aksionet e disa kompanive.