Shkup, 3 prill – Muaji prill ka dy ditë jo pune për të gjithë qytetarët në vend.
Sipas kalendarit të ditëve jopune, 10 Prilli (e mërkurë), Fitër Bajrami, dita e parë e Bajrami do të jetë jopune për të gjithë qytetarët.
Përveç kësaj dite, për të gjithë qytetarët jopune do të jetë edhe dita e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, e caktuar për 24 prill, gjegjësisht e mërkurë.
Pas prillit, në muajin maj, ditë jo pune për të gjithë janë:
– 1 maj (e mërkurë), dita e punës
– 6 maj (e hënë), Pashkë, dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks