1.8 C
Munich

Dita e dytë e grevës së doganierëve grekë, qarkullimi i mallrave është ndërprerë plotësisht, automobilët përkohësisht lëshohen në Bogorodicë dhe Dojran

Must read

Strumicë, 3 prill – Qarkullimi i mallrave përmes tre vendkalimeve kufitare me Greqinë, Bogorodicë – Evzoni, Dojran – Dojrani dhe Mexhitlia – Niki, është ndërprerë plotësisht prej dje nga ora 6 kur filloi greva e doganierëve grekë, ndërsa përkohësisht lëshohen udhëtarët në Bogorodicë dhe Dojran.

Sipas shefit të Qendrës Rajonale për Punë Kufitare Jug pranë MPB, Sllavço Bogev, në Mexhitlia – Niki prej dje nuk ka kurrfarë qarkullimi, përderisa në dy vendkalimet e tjera përkohësisht lëshohen udhëtarë. 

“Dje dhe sot shërbimet kufitare greke në periudhë të caktuar lëshojnë automjete të udhëtarëve. Në Dojran këtë e bëjnë në një çdo orë, një orë e gjysmë, ndërsa në Bogorodics – Evzoni çdo gjysmë ore”, informoi Bogev. 

Sipas paralajmërimeve nga pala greke greva e doganierëve duhet të përfundojë nesër në orën 6.

- Advertisement -spot_img

More articles

- Advertisement -spot_img

Latest article