Bojmacaliev: Nuk ka të arrestuar për të shtënat në Haraçinë, sulmuesit janë ende të lirë

Shkup, 3 prill – Zv. ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike, Mitko Bojmacaliev, mohon se ka persona të arrestuar lidhur me atentatin e dështuar ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi.

Sipas Bojmacaliev, një person është arrestuar gjatë një kontrolli rutinë të kufirit me Kosovën, duke shtuar se personi nuk është i lidhur me të shtënat në Haraçinë.

“Aty u arrestua një person i kërkuar me urdhër ndërkombëtar. Sulmuesit janë ende në kërkim. Ka të dyshuar, por publiku duhet ta dijë se duhet të jemi transparent. Dje disa struktura u përpoqën të krijonin një imazh se kemi arrestuar persona për vrasjen. Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me rastin”, thotë Bojmacaliev për “Sloboden Peçat”.

Ditën e djeshme një pjesë e mediave raportuan, sipas burimeve nga MPB-ja, se janë ndaluar dy persona të dyshuar si asistues në tentativën për t’i vrarë kryetarin e komunës së Haraçinës.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles