A do t’i faleshin gjynahet eventuale Shaqir Fetahut nëse jep dorëheqje Natën e Kadrit?

Shkup, 3 prill – Muaji i bekuar i Ramazanit është muaj i mëshirës dhe shpërblimeve të panumërta andaj, edhe prej shenjave të mëshirës, shpërblimeve dhe drejtësisë absolute të Tij është edhe vetë Nata e Kadrit.
Si nderim për këtë natë mjafton fakti se i Gjithëdijshmi ia ka kushtuar një sure të plotë me këtë emër në Kuran, që quhet Suretul Kadr. Për rëndësinë dhe pozitën që kjo natë gëzon tek zemrat e njerëzve e tregon dhe fakti që pothuajse i madh e i vogël ditën që i paraprin Natës së Kadrit e agjërojnë.

Pa dyshim se për një natë kaq të rëndësishme dhe kaq madhështore do të ngjallej kureshtja te secili prej nesh rreth asaj se çka duhet bërë për një shpërblim kaq të madh. Është shumë normale që çdo njëri prej nesh do të mendonte se do të kërkohej angazhim i shtuar, adhurim me përkushtim, veprime të shumta dhe të mëdha, pasi që është një natë jetësore.

Pse quhet Nata e Kadrit. Ç’është Nata e Kadrit. Ç’vlera përmban dhe si mund të përfitojmë prej kësaj nate të madhe? Pikërisht për të informuar sadopak lexuesit, po ju ofrojmë këtë material të shkurtër.
Fjala “el Kadër” do të thotë fuqi, sundim, nder, vlerë. Ky përgëzim hyjnor është aq i qartë dhe i fortë në Kuran, sa nuk lë vend për asnjë koment tjetër. Si rrjedhojë, ky është edhe një argument tepër i fuqishëm për vlerën e lartë të kësaj nate. Prej kuptimeve të Kadrit është nderim ose respektim. Po kështu dhe personi i cili qëndron zgjuar, duke iu lutur Zotit gjatë kësaj nate, pajiset me një nder të veçantë.

Dituria e saktë se kur është kjo natë, është e fshehur në dhjetë netët e fundit të Ramazanit, siç do ta shohim më poshtë. E çfarë vlere më të lartë mund të ketë një natë, sesa të konsiderohet si nata më e mirë se një mijë muaj të tjerë që nuk kanë natë Kadri? Një mijë muaj janë të barabartë me 83 vjet e katër muaj. Kjo natë është më e mirë se një jetë e gjatë e jetuar nga njeriu, një jetë e afërt me një shekull.
Kuptohet se vlera dhe dobitë e kësaj nate janë për ata që dinë ta shfrytëzojnë. Kjo natë, pra, është më e mirë se 1.000 muaj, siç thotë Zoti në Kuran. Në këtë thënie del në pah drejtësia e Zotit për t’u dhënë mundësi të barabarta njerëzve për ta adhuruar Krijuesin e tyre, sepse dihet që njerëzit në kohët e hershme kanë qenë më jetëgjatë. Në këtë natë zbresin melaqet e rahmetit, të mirësisë dhe të bereqetitç në këtë natë valëvitet paqja deri në agim.

Nata e Kadrit është një prej netëve teke brenda dhjetë netëve të fundit. Pra, minimumi i shpërblimit të kësaj nate është 1.000 muaj ose diku mbi 83 vjet. Nëse bëjmë një përllogaritje shumë të thjeshtë, duke shkuar çdo herë me vlerat minimale, duke marrë parasysh mesataren e jetesës së njeriut, në ditët tona, na del se njeriu nëse jeton deri në moshën 60-70 vjeçare, i bie të agjërojë diku 40 vjet, pra 40 Net të Kadrit, që do të thotë se mund të arrijë diku mbi 3.300 vite adhurim.

Nga e gjithë kjo që shkruam më lart, e që një pjesë të madhe cituam nga qëndrimet e shprehur nga vetë kryetari i BFI-së, Shaqir Fetahu, është e qartë se sa të rëndësishme janë lutjet dhe të mirat gjatë kësaj nate. Padyshim se edhe pendimi në Natën e Kadrit do të kishte peshën e një mijë pendimeve. Këtë rast duhet ta shfrytëzon gjithësecili, kuptohet edhe krerët e insititucioneve fetare. Këtë rast nuk duhet ta humbasë as kreu i BFI-së së Maqedonisë së Veriut, Shaqir Fetahu.

Nëse ka bë gjynahe eventuale gjatë udhëheqjes me BFI-në, parashtrohet pyetja nëse do të ishte mirë që Fetahu të pendohet Natën e Kadrit, që pendimi të kishte peshën e 1.000 pendimeve. Zotie din më mirë, por dyshimet për gjynahe eventuale të Fetahut sa vinë e shtohen, duke pasur parasysh se ditën e djeshme edhe në nivel të Gjykatës së Apelit ka humbur procesin gjyqësor me Myftiun e Tetovës Qani Nesimi, atëherë është momenti më i mirë që të analizon dhe mendon edhe njëherë nëse ka bë gjynahe dhe ndoshta të japë dorëheqje. Nëse këtë e bën Natën e Kadrit, me siguri se pesha e dorëheqjes do të ishte sa 1.000 dorëheqje. Por edhe nëse nuk e qëllon Natën e Kadrit, me një dorëheqje penduese në këtë fund të Ramazanit me shumë gjasë do t’i faleshin edhe “gjynahet” për pagën mujore prej 7.500 eurove siç kanë shkruar disa gazetarë dhe mediume, por edhe për beneficione tjera nëse i ka shfytëzuar pa i takuar.

Gjatë karrierës së tij si hoxhë, Fetahu ka ligjëruar sa e sa herë për rëndësinë e Natës së Kadrit dhe vlerat e saj, prandaj do të ishte mirë të reflekton konform rëndësisë së kësaj nate dhe konform ligjëratave të veta që ka mbajtur. Vetëm ashtu do t’i faleshin edhe gjynahet eventuale për kushtet e këqija në të cilat janë vendosur pelegrinët nga Maqedonia e Veriut gjatë kryerjes së Haxhit, siç ankoheshin shumë prej tyre, por edhe për hilen që eventualisht u ka bë bashkëpunëtorëve të tij nëse i ka shkarkuar dhe degraduar pa bazë. Ramazani po kalon, nuk ka shumë kohë, ky rast i shkëlqyeshëm për pendim nuk duhet humbur!/Zhurnal

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img