Shënohet Dita e Brigadës së parë këmbësorike në Armatë

Shkup, 2 prill – Në kazermën “Strasho Pingjur” në Petrovec, sot, me ceremoni ushtarake, do të shënohet Dita e njësisë  më të madhe ushtarake në Armatë, Brigada e parë këmbësorike.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Mbrojtjes (MM), Brigada do ta shënojë Ditën e Njësisë me program adekuat, ku janë paraparë fjalime, shpallje e njësisë më të mirë, ndarja e masave stimulative, parakalim ushtarak të njësive, pikë artistike dhe paraqitje e armatimit dhe pajisjeve me të cilat disponon brigada.

Në shënimin do të merr pjesë dhe ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe shefi i Shtatëmadhorisë, gjeneral nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, ndërsa para pjesëtarëve të Brigadës do të mbajnë fjalim ministrja Petrovska, komandanti i komandës për operacione, gjenerali i Brigadës Besnik Emini dhe komandanti i Brigadës, gjenerali i brigadës, Sasho Lafçiski.

Brigada e parë këmbësorike e shënon 2 prillin, kur pas marrjes së detyrave dhe përgjegjësive të dy brigadave të mëparshme, është transformuar në njësinë më të madhe ushtarake në Armatë, me përfaqësim të disa gjinive të Armatës.

Në ceremoninë pritet të merr pjesë edhe zëvendës ministri i Mbrojtjes, Tiron Jajaga,  drejtori Shtatëmadhorisë, gjeneral i brigadës, Simeon Trajkovski, përfaqësues nga Kabineti i presidentit, gjeneralë në Armatë, ish komandantët e njësisë, atashetë ushtarakë, udhëheqës në Shtatëmadhori dhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe përfaqësues të vetëqeverisjes lokale dhe të institucioneve me të cilat njësia bashkëpunon.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles