Paradite me vranësira të ndryshueshme, pasdite me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare

Shkup, 2 prill – Moti paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët veriperëndimore me kushte për reshje lokale të shkurtra shiu. Gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, vende-vende e përforcuar nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 17 deri në 26 gradë.

Në Shkup paradite pjesërisht me vranësira, pasdite me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 25 gradë.

Deri në fund të javës do të mbajë mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare, përveç të enjtes ku do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme lokale. Temperaturat e ditës do të zbresin me disa gradë deri të enjten, e më pas do të rriten, sidomos gjatë fundjavës.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles